Inter nuk gabon, tris ndaj Cagliari: shkëputet nga Napoli e paralajmëron Bayern

Inter ka mposhtur 3-1 Cagliarin në ndeshjen e tretë hapëse të javës së 32-të të Serie A dhe shkëputet përkohësisht me +6 pikë nga Napoli në krye të renditjes. Zikaltërit, të cilët zbresin në fushë me disa rotacione për shkak të ndeshjes së kthimit në çerekfinalet e Champions League ndaj Bayern Munich, e zhbllokojnë rezultatin që në minutën e 13′ me një goditje të fuqishme me të majtën nga Arnautovic, i cili më pas shërben edhe një asist fantastik për Lautaron për golin e 2-0. Sardenjasit tentojnë të rikthehen në lojë në fillimin e pjesës së dytë me një goditje me kokë të Piccoli, por vetëm pak minuta më vonë djemtë e Inzaghit vulosin rezultatin falë Bisseck, pas një goditjeje këndi.

NDESHJA

Inter përpiqet menjëherë të vendosë ndeshjen në drejtimin e duhur dhe ka një rast të shkëlqyer pas vetëm 8 minutash me Lautaro, pas një pasimi nga Dimarco që sapo është rikthyer në fushë, por goditja me të majtën e kapitenit përfundon vetëm në rrjetën e jashtme. Megjithatë, djemtë e Simone Inzaghi duhet vetëm të presin edhe disa çaste dhe në minutën e 13′ zhbllokuan ndeshjen: pasimi i Carlos Augusto është për Lautaron, por aty ndërhyn me shpejtësi Arnautovic, i cili e çon topin përpara dhe e çon nën traversë me një të majtë të fuqishme.

Cagliari pati meritën që nuk dorëzohet menjëherë dhe përkundrazi, pas golit të pësuar fillon të rritet, deri në minutën e 25′ kur Piccoli ka një rast të artë për të barazuar ballë për ballë me Sommer, por e shpërdoron duke e bërë portierin zviceran të duket si hero. Ligji i “San Siros” është më pas shumë i ashpër me sardenjasit, sepse vetëm një minutë më vonë vjen goli i dytë: një shpikje e madhe nga Arnautovic për Lautaron, i cili ndryshe nga Piccoli, nuk ngurroi përballë Caprile dhe e mposhti me një parabël. Zikaltërit tentuan të shtojnë avantazhin në fundin e pjesës së parë, afrohen te 3-0 me një akrobaci të Lautaro, por nuk arritën ta thellojnë rezultatin.

 

Fillimi i pjesës së dytë solli menjëherë një gol nga Cagliari: pas një krosimi nga Augello, Piccoli gjendet krejtësisht i vetëm në qendër të zonës, goditja e tij me kokë përfundon në cepin e sipërm të portës dhe sjell rezultatin në 2-1. Vendasit tentojnë menjëherë reagimin dhe në minutën e 55-të vetëm një ndërhyrje e shkëlqyer e Caprile i mohon Dimarco golin e tretë. Portieri sarde, megjithatë, nuk mund të bëjë asgjë vetëm pak çaste më vonë kur Bisseck, pas një goditjeje këndi të Dimarco-s, ngrihet mbi Mina dhe me kokë e çon topin në rrjetë duke vendosur gjithçka në vend për zikaltërit.

Në fund, djemtë e trajnerit Nicola tentojnë një ofensivë për të përfituar nga rënia fizike e Inter dhe kanë një tjetër rast të madh me Piccoli, i cili merr një asist nga Luvumbo dhe godet fort, por De Vrij ndalon gjithçka mbi vijën fatale. Është rreziku i fundit për Inzaghin, i cili tani mund të përqendrojë gjithë energjitë në sfidën ndaj Bayernit të mërkurën mbrëma.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top