Inter, Inzaghi e ka zgjedhur formacionin anti-Benfica, Lukaku tifozëve: “Besoni te ne”

Edhe një seancë stërvitore para nisjes (nesër pasdite) për në Portugali, për Inter. Zikaltrit shkojnë drejt transfertës së Lisbonës me Simone Inzaghi, që tashmë e ka zgjedhur formacionin titullar anti-Benfica. Ndeshja çerekfinale e Champions League është planifikuar për të martën në mbrëmje. Një ndeshje shumë delikate duke pasur parasysh periudhën pa rezultate, me zikaltrit që, për momentin, janë jashtë zonës Champions. Për këtë arsye, trajneri do të shkojë me siguritë në përzgjedhjen e titullarëve. Ata që ai beson se mund t’i japin garancitë më të mira në këtë moment të vështirë të sezonit. E ku duket se nuk është akoma Romelu Lukaku.

ZGJEDHJET E FORMACIONIT TË SIMONE INZAGHI
Gabimi në golin e Candreva nuk bën që Onana të humbasë pozicionin në fushë. Portieri kamerunas do të jetë rregullisht në vendin e tij mes shtyllave i gatshëm të kompensojë gabimin: “Askush nuk tha se do të ishte e lehtë. Lavdia më e madhe nuk është të mos rrëzohesh kurrë, por të ngrihesh përsëri gjithmonë”. Përballë tij në krahasim me barazimin 1-1 ndaj Salernitana, do të rikthehet në formacionin startues Bastoni. Acerbi zhvendoset në qendrën e mbrojtjes, duke ulur në stol De Vrij. Edhe pse i vetmi dyshim i vërtetë i Inzaghit është pikërisht këtu. Darmian në mbrojtje me Dumfries në krahë e de Vrij në pankinë, ose të privohet nga anësori holandez për të vendosur Acerbin në të djathtë me de Vrij në qendër dhe Darmian në krah.

CALHANOGLU DREJT RIKUPERIMIT
Çelësat e mesfushës do t’i besohen Brozovic. Shumë delikate ndeshja për të ripropozuar Kristjan Asllani. Edhe pse shumë pozitiv në provë, shqiptari nuk është në preferencat e Inzaghi. Në krah të tij Barella dhe Mkhitaryan, duke pasur parasysh mungesën e Calhanoglu. Turku u rikthye në fushë të shtunën dhe objektivi është për ta rikuperuar atë për ndeshjen e dytë. Në krahun e majtë, Dimarco rikthen Gosens në pankinë.

LUKAKU TIFOZËVE: “KINI BESIM TE NE”
Në sulm, përmbysen hierarkitë në krahasim me Salernon. Lautaro Martinez dhe Dzeko do të përbëjnë çiftin sulmues, që duhet të përpiqen të anulojnë numrat e fundit, shumë të zinj të sulmit të Inter. Armët me ndeshjen në vazhdim do të jenë Correa dhe Lukaku. Belgu i ka kërkuar tifozëve “të qëndrojnë pranë skuadrës dhe të kenë besim”. Sipas Gazzetta dello Sport, në ndjesën që belgu bëri ndaj Curva Nord në Arechi, ka pasur edhe një kërkesë që të gjithë të jenë të bashkuar. Tifozët, duke vlerësuar gjestin e sulmuesit, iu përgjigjën: “Mbaje ti këtë grup të bashkuar, provojeni duke dhënë 100%”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top