Inter i pari: çfarë ndodh nëse Inter e mbyll në krye grupin e Champions me 36 skuadra

Fitorja kundër Leipzig në San Siro të martën mbrëma ka ngritur Inter në krye të renditjes së përgjithshme të fazës së kampionatit të Champions League. Një kryesim i përkohshëm, në pritje të ndeshjeve të së mërkurës, që gjithsesi tregon forcën aktuale të zikaltërve të drejtuar nga Simone Inzaghi, me ende tre ndeshje për t’u zhvilluar. Dhe nëse në fund Interi mbetet në krye, shorti për fazën e 1/8-ave mund të shndërrohet në një trampolinë perfekte për vijimin e garës në fazën me eliminim direkt.

Fitorja ndaj Leipzig e kryesimi vetmitar në renditje
Një gol, më saktë një autogol. Kaq mjaftoi për të siguruar tri pikët në San Siro kundër Leipzig, të cilat rezultuan shumë të vlefshme për renditjen e përgjithshme. Inter sot kryeson i vetëm me 13 pikë pas 5 ndeshjeve dhe me zero gola të pësuar, duke qenë i vetmi ekip nga 36 formacionet pjesëmarrëse që ka ende portën të paprekur. Një arritje e jashtëzakonshme, por që për momentin mbetet vetëm një perspektivë, duke pasur parasysh formatin e ri, i cili mund të sjellë edhe surpriza të hidhura. Ndërkohë, kalimi në 1/8-ën duket thuajse formalitet, pasi janë 24 vende në total të disponueshme për t’u kualifikuar, qoftë direkt, qoftë përmes play-off-it.

Tetë të parat kualifikohen direkt si kokë grupesh
Duke iu rikthyer renditjes – edhe pse e përkohshme, mbetet një pikë referimi reale – Inter, për momentin, do të kualifikohej direkt në fazën e dytë të Champions League si skuadra e parë. Një pozicion që shmang surprizat e pakëndshme, duke siguruar një avantazh edhe për përballjet në 1/8-at dhe më tej, deri në finalen e mundshme. Ky skenar u parashikua që në momentin e ndarjes së ndeshjeve për fazën e vetme të kampionatit. Tani duhen vetëm disa pikë për të siguruar kalimin e grupit, gjë që mund të arrihet që në ndeshjen e radhës, një transfertë shumë e vështirë kundër Leverkusen, kampion i Gjermanisë.

1/8-at e Champions League: Si funksionojnë
Në këtë edicion, skuadrat që renditen nga vendi i parë deri në të tetin kualifikohen direkt në 1/8-at e finales – me Interin të sigurt në këtë grup. Ndërkohë, ekipet që zënë vendet nga i 9-ti deri në të 24-in sigurojnë një vend në play-off, nga ku do të dalin edhe 8 skuadrat e tjera që do të marrin pjesë në 1/8-at e finales. Në play-off, kokat e serisë janë skuadrat që renditen nga vendi i 9-të deri në të 16-tin dhe përfitojnë avantazhin e ndeshjes së kthimit në shtëpi. Çiftëzimet e play-off-it janë tashmë të përcaktuara: kokat e serisë përballen me ekipet jo koka serie, gjithmonë në çifte.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top