Inter mposhti 2-0 River Plate dhe u kualifikua për në fazën e 1/8-ave të finales së Kupës së Botës për Klube si e para në grupin e saj: tani do të përballet me Fluminense. Ndeshja u dominua nga zikaltërit, të cilët konkretizuan epërsinë e tyre të qartë teknike në pjesën e dytë – me golat e Pio Esposito dhe mbrojtësit Bastoni. Sa për argjentinasit – përballë varfërisë së tyre futbollistike – e kthyen gjithçka në agresivitet të tejskajshëm, duke goditur pa mëshirë që në pjesën e parë.
Më pas, në fund të ndeshjes, krijuan një ndjekje të mirëfilltë të kundërshtarit, me ndërhyrje të rënda njëra pas tjetrës dhe me kulmin e arritur pas vërshëllimës finale, kur Marcos Acuna fillimisht e kërcënoi Denzel Dumfries dhe më pas e ndoqi në të gjithë fushën, i ndalur nga plot katër persona (mes të cilëve Chivu dhe Barella) për ta penguar të arrinte tek përplasja me holandezin.
CUATRO HOMBRES AGARRANDO A ACUÑA
Y DUMFRIES SIENDO DESPEDIDO CON LANZAMIENTO DE PALOSTREMENDO FINAL DEL INTER RIVER PLATE @FIFACWC | Todos los partidos gratis en https://t.co/OFe1FpBGjK #FIFACWC #TakeItToTheWorld
https://t.co/SAzl1Q3bcE pic.twitter.com/eREHHHy4iI
— DAZN España (@DAZN_ES) June 26, 2025
Agresiviteti i River Plate: goditën pa mëshirë
Që në fillim ishte kuptuar se River do të përpiqej të përdorte ‘garra-n’ për të barazuar një përballje të pabarabartë nga pikëpamja teknike, por lojtarët e Gallardo e tepruan, veçanërisht kur lajmet që vinin nga ndeshja tjetër që luhej në të njëjtën kohë – me fitoren e pastër të Monterrey ndaj Urawas (3-0 që në pjesën e parë, më pas përfundoi 4-0) – i vunë me shpatulla pas muri argjentinasit, të cilët në atë pikë ishin të detyruar të fitonin për të kaluar më tej.
Megjithatë, inercia e ndeshjes nuk ndryshoi, me Interin zot i fushës dhe me rastet më të mira. Përjashtimi i Martinez Quarta në minutën e 65-të i parapriu me 7 minuta golit të merituar të Pio Espositos, dhe më pas në fund erdhi edhe dyfishimi i Bastonit, ndërkohë që gjyqtari kishte punë të madhe për të qetësuar gjakrat e ndezur të argjentinasve me dy kartonë të verdhë dhe përjashtimin e dytë të Montiel në kohën shtesë.
– STRONG TACKLE ON SEBASTIANO ESPOSITO! pic.twitter.com/T282v7b8kt
— The Touchline | Football Coverage (@TouchlineX) June 26, 2025
Marcos Acuna përplaset ashpër me pankinën e Interit
Veçanërisht Acuna ishte vërtet shumë nervoz: me Dumfries ishin ballë për ballë në të njëjtin krah dhe të dy vazhduan të përplaseshin dhe shkëmbenin fjalë. Pamjet treguan se 33-vjeçari i përfaqësueses argjentinase i premtonte holandezit një ‘pjesë të tretë’ aspak miqësore.
Acuna ndjek Dumfries, i cili vrapon drejt dhomave të zhveshjes
Përplasja përfundimtare shpërtheu saktësisht pas vërshëllimës finale të gjyqtarit uzbek Tantashev, kur Acuna vazhdoi të shante Dumfries, i cili nga ana e tij nisi të vraponte drejt dhomave të zhveshjes, për të shmangur probleme të tjera dhe ndëshkime të panevojshme disiplinore. Në atë moment, ish-lojtari i Sevilla e ndoqi, ndërsa pas tij Chivu – që e kishte kuptuar gjithçka, pra që Acuna po kërkonte një ‘Royal Rumble’– e ndoqi nga pas për ta ndaluar.
Es muy gracioso Dumfries, lo invitó a pelear a Acuña afuera de la cancha y al terminar el partido se fue corriendo.
Igual un hincha de River le partió el palo de plástico de una bandera por la cabeza.
pic.twitter.com/yQeByIEWZa— Decano y Rey de Copas (@NacionalYampain) June 26, 2025
Katër vetë u hodhën mbi Acuna për ta ndalur dhe për të shmangur një përplasje të madhe përfundimtare me Dumfries: përveç Chivu, edhe Barella, portieri argjentinas Armani dhe lojtari nga stoli Gonzalez Pires. Ndërsa holandezi i Interit arrinte të hynte në tunelin që çon në dhomat e zhveshjes, Acuna u rrëzua në tokë, duke u përpëlitur me një grup njerëzish rreth tij, përfshirë edhe personel të sigurisë private, megjithatë as ai dhe as Dumfries nuk morën ndonjë karton.
Në tunelin e dhomave të zhveshjes: fyerje dhe përplasje
Kaosi vazhdoi edhe në tunelin që çon drejt dhomave të zhveshjes: u hodhën fyerje të rënda dhe u arrit pranë përplasjes fizike, me lojtarët argjentinas të ndarë mes atyre që ende mbanin Acuna dhe atyre që përkundrazi kërkonin të sulmonin Dumfries, duke e ndjekur dhe duke i bërtitur gjithçka. Futbollisti holandez i Interit përgënjeshtroi më pas që dikush – në radhë të parë Acuna – të ketë përdorur ndonjë fyerje raciste ndaj tij. Trajneri i River, Gallardo, nuk përdori fjalë të zbukuruara për të përshkruar atë që ndodhi: “Ajo që ndodhi nuk na përfaqëson, nuk është kjo imazhi që dua të ketë River Plate në botë. Ishte vërtet për të ardhur keq”.
Es muy gracioso Dumfries, lo invitó a pelear a Acuña afuera de la cancha y al terminar el partido se fue corriendo.
Igual un hincha de River le partió el palo de plástico de una bandera por la cabeza.
pic.twitter.com/yQeByIEWZa— Decano y Rey de Copas (@NacionalYampain) June 26, 2025
Precedenti i Argjentinë-Holandë në Botërorin 2022
Tensionet mes Acunës dhe Dumfries kanë një precedent: në Kupën e Botës në Katar 2022, Argjentina eliminoi Holandën në çerekfinale pas penalltive, dhe në atë rast ishte lojtari zikaltër që fillimisht provokoi goditësit argjentinas për t’i acaruar dhe më pas humbi toruan pas penalltisë vendimtare të realizuar nga Lautaro, duke u ndalur me vështirësi nga shokët e skuadrës përpara se të përjashtohej për karton të dytë të verdhë dhe të shpërthente edhe më shumë, me të paktën 6 persona të angazhuar për ta ndalur. Skena që mesa duket janë ende të gjalla në kujtesën e atyre që atë ditë ishin aty dhe që edhe sonte ishin në fushë.