Inter e Juve drejt një sezoni pambarim: mund të luajnë 72 ndeshje, merkato do të jetë vendimtare

Ajo që do të hapet korrikun e ardhshëm rrezikon të jetë një sezon vërtet i pafund për Inter dhe Juventus. Domethënë, për dy klubet italiane që do ta gjejnë veten në garë në Botërorin për Klube në qershor 2025. Me llogari të bëra ata do të luajnë 5 kompeticione, një rekord unik në histori. Zikaltrit, ashtu si rivalët e tyre të përjetshëm bardhezinjtë, do të jenë të impenjuar për 11 muaj radhazi, duke qenë se Serie A e radhës do të fillojë më 17 gusht, ndërsa finalja e Botërorit është planifikuar për në 12 korrik. Një sforco e vërtetë veçanërisht për lojtarët, me pasoja të qarta edhe në merkaton e verës së ardhshme.

Merkato po, sepse me të gjitha këto gara në kalendar, do të jetë thelbësore të ndërtohet një skuadër e madhe me shumë zëvendësues për të performuar gjithmonë në maksimumin e tyre. Në këtë kuptim, duhet të punojë veçanërisht Juventus, i freskët nga një sezon me vetëm kampionatin dhe Kupën e Italisë. Prandaj Giuntoli do të duhet të shtojë cilësi por edhe sasi.

NUMRI ‘REKORD’ I NDESHJEVE
Nga ana tjetër, Zonja e Vjetër, ashtu si Inter, do të thirret të përballet me pesë kompeticione me të paktën 51 ndeshje. Të paktën, sepse ndeshjet e ‘garantuara’ janë 38 të Serie A, 8 të Champions League të re dhe tre të fazës së grupeve të Botërorit të Klubeve. Pa harruar 1/8 e Kupës së Italisë që do t’i shtohet gjysmëfinaleve të Final Four të Superkupës së Italisë, që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

 

Një buletin ‘lufte’, që mund të ‘përkeqësohet’ nëse Inter dhe Juventus arrijnë në finale në çdo turne. Në fakt, dy klubet do të arrinin 72 ndeshje në 11 muaj. Për kënaqësinë e atyre që kërkojnë një kalendar më pak të ngarkuar me synimin për të mbrojtur shëndetin e aktorëve në fushë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top