Një ditë pas eliminimit nga Champions League “zhgënjimi është i madh, por sot më shumë se kurrë është nder të jesh pjesë e kësaj skuadre”, shkruan Alessandro Bastoni në Instagram. Mbrojtësi i Inter lë pas Europën dhe inkurajon shokët e tij që menjëherë të fillojnë të mendojnë për kampionatin për të fituar titullin: “Do të jemi në gjendje të reagojmë si një familje. Kemi një punë për të përfunduar! Gjithmonë dhe vetëm forca Inter”, shkroi Bastoni. Zikaltrit, të cilët janë të parët në Serie A me 16 pikë përpara Milan me dhjetë ndeshje të mbetura, janë të impenjuar në ndeshjen kundër Napolit në San Siro të dielën në mbrëmje.
Sidoqoftë, Europa djeg. Inter me fitoren 1-0 në San siro dhe në avantazh të golit të Dimarco në Metropolitano, u përmbysën nga një Atletico Madrid e stuhishme. Antoine Griezmann dhe Memphis Depay shënuan dhe ndoshta ndeshja mund të kishte përfunduar edhe para penalltive, me shtyllën e goditur nga Colchoneros. E megjithatë, rastet për të shënuar zikaltrit i patën, duke marrë me vete nga Madrid zhgënjimin për të arritje që dukej krejtësisht e mundshme.