Inteligjenca Artificiale ‘godet’ zyrat, punonjësit e kualifikuar janë më të ekspozuar

Inteligjenca Artificiale po ndryshon tregun e punës globalisht, duke sjellë sfida të reja edhe për Shqipërinë, sipas një raporti të fundit të Fondacionit Evropian të Trajnimit (ETF). Studimi thekson se vendet me të ardhura të mesme, si Shqipëria, janë më të ekspozuara ndaj automatizimit. Ndryshe nga valët e mëparshme teknologjike, IA nuk prek vetëm punët manuale, por edhe profesionet që kërkojnë arsim të lartë, veçanërisht në administratë dhe sektorin e shërbimeve.

Sipas raportit, që citon Monitor.al, teknologjia po ‘çliron’ punonjësit nga detyrat rutinë, duke rritur rrezikun e pabarazive. Të rinjtë me aftësi digjitale pritet të përfitojnë më shumë, ndërsa punonjësit me kualifikim më të ulët ose në moshë më të madhe mund të përballen me pasiguri më të lartë në punë.

ETF paralajmëron se pa investime në arsim dhe rikualifikim, përfitimet e IA mund të përqendrohen te një grup i kufizuar. Ndërkohë, edhe të diplomuarit e rinj mund të hasin vështirësi në hyrjen në treg, pasi IA po merr përsipër detyra bazë analitike. Raporti ngre gjithashtu shqetësime për rritjen e monitorimit në vendin e punës përmes menaxhimit algoritmik, duke kërkuar më shumë vëmendje ndaj mbrojtjes së të drejtave të punonjësve.

Sipas ETF, mënyra si Shqipëria do të përballet me këtë transformim varet nga politikat që ndërmerren sot, me fokus te arsimi digjital dhe zhvillimi i aftësive.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top