Raportuesi i Përhershëm i PE për Shqipërinë, Andreas Schieder ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria ka patur një ecuri madhore në negociatat me BE-në. Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp që po zhvillon me gazetarët, Schieder u shpreh se nuk bëhet fjalë për hapjen e kapitujve, por puna është tek mbyllja e tyre.
Ai tha se Shqipëria ka vendosur t’i përkushtohet reformave, sepse ka ndërmarrë hapin të bëj rivlerësimin e prokurorëve e gjyqtarëve dhe kjo ka reflektuar mirë në opinionin publik, sipas tij. Në fund ai tha se arena politike, qeveria opozita, media dhe të gjithë duhet të bëjnë të pamundurën që të ketë komunikimin të duhur se ku është Shqipëria tani dhe ku duhet të arrijë.
“Shqipëria ka patur një ecuri madhore në negociata, vlerësim i Komisionit në pranverë do ecë mirë në pranverë, Shqipëria do të fillojë të mbyllë kapituj. Por këtu nuk bëhet fjalë për hapjen e kapitujve, por puna është edhe tek mbyllja. Mbyllja nuk është vetëm te miratimi i legjislacionit. Ideja e ligjit nuk është se e kënaqem BE duke miratuar ligje, por për t’u afruar me standarde europiane në zbatim.
Pra pas miratimit të legjislacionit ka shumë punë për të bërë dhe kjo më duket mirë sepse Shqipëria ka vendosur t’i përkushtohet reformave, sepse ka ndërmarrë hapin të bënte rivlerësimin e prokurorëve e gjyqtarëve dhe kjo ka reflektuar mirë në opinionin publik. Pra nuk duhet të ngecësh në vend, apo të bësh hapa pas. Duhet të bindësh publikun dhe unë dua që zgjerimi të bëhet realitet dhe ta shoh konkret. Këtu arena politike, qeveria opozita, media të gjithë duhet të bëni të pamundurën që të ketë komunikimin të duhur se ku është Shqipëria tani dhe ku duhet të arrijë”, tha ai.