Integrimi në BE/ Mbahet sot në Bruksel konferenca e tretë ndërqeveritare

Bashkimi Evropian i ka hapur rrugën zhvillimit të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Në takimin e sotëm në Bruksel do të hapet grupkapitulli i gjashtë i integrimit, ai i “Marrëdhënieve me jashtë”.

Bëhet me dije se i pranishëm në konferencë do të jetë kryeministri Edi Rama, që do të kryesojë delegacionin shqiptar. Rama është nisur pasditen e djeshme drejt Brukselit.

Takimi në nivel ministror përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Në 15 tetor 2024 Shqipëria çeli zyrtarisht negociatat për kapitujt e parë me Bashkimin Evropian. Konferenca e ardhshme Ndërqeveritare është e dyta që zhvillohet gjatë presidencës hungareze.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top