INSTAT: Eksportet arrijnë në 31,6 miliardë lekë në muajin tetor

Eksportet shqiptare arritën në 31,6 miliardë lekë gjatë tetorit 2026, duke shënuar një rritje prej 1,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të INSTAT, rritjen më të madhe të eksporteve e dhanë mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike, si dhe grupi i makinerive dhe pajisjeve, ndërsa materialet e ndërtimit, metalet, tekstilet dhe këpucët vijuan të shënojnë rënie.

Në të kundërt, importet u rritën me 9,8% në bazë vjetore, duke arritur në 87,5 miliardë lekë. Si pasojë, deficiti tregtar u zgjerua në 55,9 miliardë lekë, me një rritje prej 15,1% krahasuar me tetorin 2025.

Bashkimi Evropian mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, duke zënë 52,1% të shkëmbimeve tregtare, ndërsa përqendrimi i eksporteve drejt vendeve të BE-së arriti në 71,2%.

Sa i përket partnerëve tregtarë, eksportet u rritën drejt Gjermanisë dhe Italisë, ndërsa Kina dhe Greqia shënuan rritjen më të lartë të importeve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top