Inspektoriati i Punës kontroll në zyrat e KURUM

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka shkuar sot në kompaninë turke Kurum International, e cila jo zyrtarisht prej disa ditësh ka ndërprerë punën në Uzinën e Çelikut.

Një grup prokurorësh të Durrësit dhe oficerësh të krimit ekonomik kanë zbarkuar në zyrat e kompanisë turke, ku kanë bllokuar dokumentacionin dhe arkivat e saj.

Lëvizja vjen pasi u zbulua se kontenierët me mbetje toksike që u nisën nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës i përkisnin kësaj kompanie.

Nuk dihet ende arsyeja e bllokimit të dokumenteve nga prokuroria, nëse është për shkak të ndërprerjes së kontratave të punës së kompanisë apo në kuadër të heitmit të mbetjeve toksike.

Në mënyrë jozyrtare është zbuluar se Kurum do të mbyllë uzinat për shkak të rritjes së kostos së prodhimit të çelikut, e cila ka bërë që kjo kompani të mos jetë konkurruese me tregun e Kinës dhe Turqisë.

Kompania turke pretendon se janë lajmëruar punonjësit dhe se është bërë marrëveshja e sindikatën e punonjësve për ndërprerjen e punës, dhe se u është premtuar vijimi i pagesës deri në Tetor 2024.

Me mbylljen e aktivitetit rezulton se të paktën 500 punonjës mbeten pa punë. Deri tani, nuk ka pasur asnjë konfirmim nga drejtuesit e Kurum për vendimin e marrë, megjithëse thuhet se mbyllja e aktivitetit është për shkak të remontit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top