India në alarm/ “Air India” bën ulje emergjente në Tajlandë pas kërcënimit me bombë

Një fluturim i kompanisë “Air India” nga Phuket në Tajlandë për në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, mori një kërcënim për bombë në bord të premten dhe bëri ulje emergjente në ishull. Reuters shkruan se të 156 pasagjerët në fluturimin AI 379 ishin shoqëruar nga avioni, në përputhje me planet e emergjencës.

Avioni u nis nga aeroporti i Phuketit me destinacion kryeqytetin indian në orën 9:30 të mëngjesit të premten, por bëri një xhiro të gjerë rreth Detit Andaman dhe u ul përsëri në ishullin jugor tajlandez, sipas sistemit të gjurmimit të fluturimeve Flightradar24. Incidenti vjen pas rrëzimit të një avioni të “Air India” në Ahmedabad të enjten, menjëherë pas ngritjes, ku humbën jetën 241 persona në bord.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top