Incident në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia

Në një qendër votimi në një shkollë në Zhegër të Komunës së Gjilanit ka ndodhur një incident mes të disa qytetarëve që kanë qenë duke votuar.

Prokurori i shtetit ndodhet në vendin e ngjarjes. Top Channel raporton se një votues ka shkuar me babanë për të ndihmuar dhe sipas po të njëjtave burime ka nisur një përplasje verbale me votues të tjerë me pyetjen “pse po e ndihmon”.

Prokurori do të vendosë nëse do ta iniciojë si rast apo jo. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, të cilët kanë ndërhyrë në momentin kur ka pasur përplasje. /TCH

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top