Inceneratori i Tiranës/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim 10 të pandehurit

SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Tiranës, zbret në gjykatë kërkesën për kalimin në gjyq për 10 të pandehurit. Të pandehurit janë: Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Dashamir Ymeraj, Arjola Kodra, Denisa Tollkucci, Elton Bualli, Endrit Habilaj, Renato Nallbani, Giuseppe Ciaffaglione dhe Marc Richard Lappat.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzat “Mashtrimi me pasoja të rënda”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, ndaj tyre.

Organi i akuzës ka arritur të zbulojë se abuzimet e kryera nga këta persona kapin vlerën e 30 milionë eurove. Këta persona janë hetuar në mungesë, pasi në qershorin e vitit 2024, kur u lëshuan masat e sigurisë nga Prokuroria e Posaçme, policia nuk mundi të ekzekutonte asnjërën prej tyre.

Ky është një nga fraksionet e inceneratorit të Tiranës, vijojnë hetimet për fraksionin tjetër me disa të pandehur të tjerë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top