Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO zbut dënimin për Alqi Bllakon

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka ndryshuar pjesërisht vendimin ndaj ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, duke e shpallur të pafajshëm për një nga rastet e korrupsionit pasiv.

Apeli la në fuqi vendimin për përfitimin e parregullt të 119 mijë eurove, që ish zyrtari ka marrë nga pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Por e shpalli atë të pafajshëm për episodin e marrjes së 7.52 milionë lekëve rrogë nga Vladimir Bezhani, me arsyetimin se nuk përbën vepër penale.

Si rezultat, Apeli i Posaçëm uli dënimin nga 4 vite burg në 3 vite burg. Në zbatim të gjykimit të shkurtuar, Apeli uli me 1/3 masën e dënimit, duke e dënuar përfundimisht Bllakon me 2 vite burgim.
Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe vënien e tij në shërbim prove, me detyrimin për të mbajtur kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës në Tiranë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top