Apeli i GJKKO-së vendosi rikthimin në qeli për Lefter Kokën, por vendimi nuk është ekzekutuar. Ish-ministri i Mjedisit rezulton prej muajsh jashtë Shqipërisë.
Apeli i GJKKO-së la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, për shpërdorim detyre ndaj Kokës, por ndryshoi pikën për shuarjen e masës “arrest në burg”.
Sipas përllogaritjeve, Kokës i kanë mbetur edhe 6 muaj për të vuajtur nga dënimi lidhur me inceneratorin e Tiranës.