Inceneratori i Fierit/ GJKKO pranon gjykim te shkurtuar për 16 të pandehur

GJKKO pranon gjykim te shkurtuar për 16 të pandehur, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka,e ish-deputetin Alqi Bllako, biznesmentin Klodian Zoto, disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë të dyshuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash si dhe për 3 subjekte juridike në çështjen për inceneratorin e Fierit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se për 3 të pandehurit Etleva Kondi, Arenc Myrtezani dhe Giuseppe Cafaglione do vijojë gjykimi normal. Gjykata urdhëroi ndarjen e çështjes për tre të pandehurit me gjykim normal.

Më 12 qershor, në seancën e radhës SPAK pritet të shpall pretencën për të pandehurit dhe gjykata të dalë me një vendim.

Po sot, Gjykata e Posaçme rrëzoi ërkesat e dy prej të pandehurve për çështjen e Inceneratorit të Fierit për shpalljen e moskompetencës për Arben Dervishaj dhe Regan Merdani

Avokatët e tyre kërkuan shpallje të moskompetencës dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës, por GJKKO ka hedhur poshtë kërkesën.

SPAK ka shpallur ndërkohë pretencën për inceneratorin e Elbasanit. Prokuroria është duke zhvilluar disa hetime të tjera në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top