Inceneratori i Elbasanit, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretarit të kësaj ministrie Alqi Bllako dhe 7 të pandehurve të tjerë, që procesi ndaj tyre të vijojë me gjykim te shkurtuar.

Në rast se ata gjenden fajtor nga gjykata, do të përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën.

Ndërsa për Etleva Kondin, procesi do të vijojë me gjykim të zakonshëm dhe çështja u veçua.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se seanca e radhës ku SPAK do të lexojë pretencën do të zhvillohet me 18 maj ora 9.

Sipas SPAK, Koka në cilësinë e ish-ministrit ka përfituar rreth 3.7 milionë euro rryshfet nga tre administratorët e kompanisë Albtek Energy, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja për dhënien me koncesion dhe ndërtimin e Inceneratorit të Elbasanit.

Kërkesa për gjykim u lexua nga prokurori Arben Kraja ndërsa i pranishëm ka qenë dhe prokurori Klodian Braho.

GJKKO rrëzoi dhe kërkesën për bashkimin e çështjes me atë të Inceneratorit të Fierit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top