Ilir Shaqiri do e sfidojë veten në një tjetër reality show

Ilir Shaqiri do e sfidojë sërish veten në një tjetër reality show. Ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Më prit në fundjavë”, ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania 1”, na zbuloi se do ta shohim sërish në një reality show.

Iliri tregoi se do jetë pjesë e “Isola de famosi”. Balerini i njohur do të sfidoj veten në ishull me personazhet e njohur të ekranit italian, duke u përballur me sfida të ndryshme.

“Jemi në fazën finale, po mbyllen e diskutohen kontratat. Po diskutohet nëse do futem në fillim apo në mes të reality show“, tha Iliri.

Kujtojmë se balerini doli fitues në edicionin e parë të “BBVA”, pas më shumë se 100 ditësh sfide. Banori me të cilin u përball në finale, ishte aktori Donald Veshaj, që po ashtu si Luizi, ishte një ndër më të përfolurit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top