Ilir Meta nxjerr një mesazh audio nga qelia

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh audio nga qelia, ku shprehet i bindur se opozita ka një rrugë të qartë për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

Në mesazhin e tij, Meta ka akuzuar ashpër 12 vitet e qeverisjes socialiste, duke e cilësuar fitoren e opozitës në zgjedhjet e 11 majit si të pashmangshme.

“Fitorja i zgjidh të gjitha. Për t’i dhënë zgjedhje historike për të ardhmen e Shqipërisë duke ndëshkuar pengmarrësit e demokracisë. Keqpërdori pushtetin për të shantazhuar drejtuesit e pozitës dhe që sot nxjerr lotë krokodili për primaret e PD-së të cilat janë si dita me natën me përzgjedhjet e tij personale në errësirë si Kryetari i Organizatës me anonimë pafund, shumica të rekomanduar nga banda të njohura…Ai që në 2021 kandidoi i teti në Durrës dhe e kishte kopsitur rezultatin, me bandat dhe partnerin e tij të errësirës së 17 majit, tani është kyçur i pari në bunkerin e listave të mbyllura bashkë me gjithë anonimët, që nesër s mund t’i kërkojnë llogari për humbjen… Të gjithë të përqendrohemi në programin tonë të shkëlqyer që është në interes të të gjithë shqiptarëve. Të gjithë të përqendrohemi në një Fitore Madhështore” – deklaroi Meta.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top