Ilir Meta: Mos pini mall, bëni sport!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar mesazhin që do të japë me videot e tij të publikuara në rrjetet sociale ku shfaqet duke u stërvitur.

“Qëllimi është bëni sport, mos pini mall”, u shpreh Ilir Meta, duke shtuar se sporti ka qenë gjithmonë pjesë e tij pasi ka qenë peshëngritës.

Kreu i PL-së shtoi se pa djerësitje nuk ka arritje, duke shtuar “të shkundemi sa më parë”.

“Edhe ato sustat i kam marrë me vete sepse bëjmë stërvitje edhe në zyrë. Së pari sporti është pjesë e jetës sime, kam qenë edhe sportist, peshëngritës.

Qëllimi është bëni sport, mos pini mall. Pa djersitje, s’ka arritje, të shkundeni të tërë sa më parë, maja e Çikës më kanë thënë që është më e bukura në botë. Kam provuar majën e Korabit, të Jezercës që është më e rrezikshmja. Do të provoj edhe majën e Çikës”, tha Meta nga Korça.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top