Ish-presidenti Ilir Meta ka lënë mëngjesin e kësaj të marte burgun, për t’u shoqëruar drejt fshatit Çepan. Ai do t’i japë lamtumirën e fundit të atit të tij, Rexhep Meta. Kryetari i Partisë së Lirisë po shoqërohet nga Policia e Burgjeve nën masa të posaçme sigurie.
Pas përfundimit të ceremonisë mortore, Meta do të rikthehet sërish në burg mbrëmjen e sotme.