Ilir Meta kërkon lirinë, seanca mbahet më 13 gusht

Seanca e shqyrtimit të kërkesës së Ilir Metës për masën e sigurisë do të mbahet më 13 gusht në orën 10:00. Kujtojmë se seanca e parë u mbajt më 8 gusht, por ajo u shty.

Gjykatësi Erjon Bani shpalli moskompetencë, pasi siç kërkoi edhe avokati i ish-presidentit Meta, seanca duhet të shqyrtohet nga gjykatësi i hetimeve paraprake.

Për këtë arsye u vendos që seanca të shtyhej për t’u gjykuar nga Erion Çela.

Kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë u paraqit nga avokatët e Metës më 6 gusht, ku sipas këtyre të fundit tashmë nuk ekziston më mundësia që Ilir Meta mund të prishë provat, për shkak se hetimi është mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.

Po kështu, në kërkesën e tij për lehtësim të masës së Metës, avokati propozoi që ish-presidentit t’i bllokohet pasaporta në mënyrë që të mos ketë mundësi të dalë nga Shqipëria.

SPAK i njoftoi mbylljen e hetimeve dhe akuzat ish-presidentit Ilir Meta për dosjen CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top