Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë “arrest në burg” vendosur ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së parë me hetimet për dosjen “Saspac”.

Përmes avokatit të tij Ermal Yzeiraj, Beqaj kundërshton masën që iu caktua nga Gjykata e Posaçme.

Në 4 korrik të këtij viti, Ilir Beqaj u vendos në pranga me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, e cila kreu hetimet për abuzimin me fondet e agjencisë së menaxhimit të fondeve të Bashkimit Europian.

Kjo çështje, përveç Beqajt la në qeli Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollaj. Ndërsa për Gazmend Haxhia dhe Elton Martini, GJKKO caktoi masën “arrest në shtëpi”. Bledar Leka dhe Bjona Ziaj kanë masën më të lehtë atë të “detyrim paraqitje.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top