Ilir Alimehmeti kandidat i PD-së për Tiranën? Përgjigjet Berisha

Kryedemokrati, Sali Berisha ka lënë të hapur mundësinë që Partia Demokratike të kandidojë figura të reja për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme vendore, në një kohë kur PS shpalli Ogerta Manastirliun si kandidate.

I pyetur nga gazetarët nëse e ka të projektuar në mendje një rival të mundshëm për. Manastirliun, Berisha tha se “Partia Demokratike ka figura, personalitete të shquara për t’i paraqitur qytetarëve të Tiranës që mishërojnë më së miri çdo vlerë përballë një personi që është simbol i zi për Tiranën dhe kombin, që nuk mund të ketë kurrë emër tjetër, përveçse ‘Korba e Covid-it’.”

Në një tjetër pyetje, lidhur me mundësinë që mjeku Ilir Alimehmeti të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Berisha nuk e mohoi, por u tregua i kujdesshëm, duke lënë të kuptohet se vendimi nuk merret individualisht.

“Po tani, a më shkon mua që të avancoj në këtë moment pa një diskutim, po vetëm nga mendja ime? Kjo nuk ndodh. Por Ilir Alimehmeti është një personalitet i shquar i Partisë Demokratike, i denjë për t’u promovuar për shumë funksione.”

Gazetarët: Z.Berisha a e keni të projektuar në mendje rivalin e znj.Manastirliu?

Sali Berisha: Unë mendoj se Partia Demokratike ka figura, personalitete të shquara për t’i paraqitur qytetarëve të Tiranës që mishërojnë më së miri çdo vlerë përballë një personi që është simbol i zi për Tiranën dhe kombin, që nuk mund të ketë kurrë emër tjetër, përveçse “Korba e Covid-it”.

Gazetarët: Z.Berisha a mund të ishte Ilir Alimehmeti kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës?

Sali Berisha: Po tani, a më shkon mua që të avancoj në këtë moment pa një diskutim po vetëm nga mendja ime? Kjo nuk ndodh, por Ilir Alimehmeti është një personalitet i shquar i Partisë Demokratike, i denjë për t’u promovuar për shumë funksione.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top