Shembja e objektit do të kryhet me mjetet e IKMT-së dhe jo me shpërthim të kontrolluar. Objekti, sipas IKMT, ka dalë jashtë lejes së ndërtimit.
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit zbarkoi këtë mëngjes në zonën e Drimadhës në Dhërmi.
Në fokus është shembja e një objekti me konstruksion metalik. Objekti, sipas IKMT, ka dalë jashtë lejes së ndërtimit, ndërsa është në pronësi të Helidon Gjikokës.
Mësohet se shembja e objektit do të kryhet me mjetet e IKMT-së dhe jo me shpërthim të kontrolluar.