IKMT sërish aksion në Vlorë për prishjen e objekteve, qytetarja kundërshton

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë këtë të premte për shembjen e objektit të fundit që pengonte hapjen e plotë të rrugës lidhëse mes Transballkanikes dhe Portit të Vlorës, në lagjen “1 Maj”.

Godina 3-katëshe, e cila prej kohësh kishte bllokuar vijimin e projektit infrastrukturor, u prish me mjete të rënda, duke i hapur rrugë përfundimit të një segmenti për qarkullimin në zonë.

Sipas burimeve zyrtare, vonesat në ndërhyrje kanë ardhur si pasojë e kundërshtimeve nga ana e pronarëve të objektit. Ata kishin hapur çështje gjyqësore duke mos rënë dakord me vlerën e dëmshpërblimit të ofruar, çka kishte pezulluar për një periudhë të gjatë ekzekutimin e vendimit për shembje.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top