Idea e çmendur e Barcelonës: rikthimi i Luis Enrique vitin e ardhshëm për të zëvendësuar teknikun Xavi

Në Paris ka një dëshirë për të vazhduar kontratën e Luis Enrique, që skadon në vitin 2025. Një situatë që njihet mirë në futboll: shmangia e nisjes së sezonit të ri nga një trajner që është në skadencë kontrate. Megjithatë, ka nga ata që shpresojnë që Lucho të mos nënshkruajë më për qendrimin e zgjatur nën kullën Eiffel. Ai që shpreson një lëvizje të tillë është klubi i jetës së tij, Barcelona. Pikërisht aty Luis Enrique e pa veten protagonist si lojtar dhe si trajner, me kurorëzimin e trefishtë në vitin 2015.

IDEA E ÇMENDUR E DREJTORIT DECO
Ideja që ngacmon drejtorin sportiv Deco dhe presidentin e tij Laporta, do të ishte të vazhdonin një tjetër sezon me teknikun Xavi, i cili dukej i destinuar të largohej në fund të këtij sezoni para se të ndryshonte mendje, dhe më pas të fokusohen në një tjetër simbol të futbollit të markës Barça. Mbeten për t’u kuptuar qëllimet e Luis Enrique. Në Paris ai fitoi një kampionat, është në finalen e Kupës së Francës dhe në garë për Champions League. Ka shumë gjëra në lojë nga tani deri në fund të majit dhe drejtuesit e PSG me siguri do të insistojnë që kontrata e tij të rinovohet. Ai fitoi dhe bindi edhe pa Messi e Neymar dhe me një Mbappé të ndarë në shtëpi. Një arritje aspak e keqe falë forcës së ideve të tij, të cilat megjithatë kanë përparësi ndaj çdo ambicie të individëve.

 

Te Barcelona shpresojnë se Luis Enrique do të lejojë që kontrata e tij të skadojë në vitin 2025 dhe më pas ta kthejë teknikun në shtëpi. Nga njëra anë është forca e parave të emirëve, nga ana tjetër mungesa e likuiditetit, nevoja për t’i dhënë vlerë të rinjve, por mundësia për t’u rikthyer si profet në atdheun e tij. Me pak fjalë, gjithçka do të varet nga zgjedhja e Lucho.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top