Telenovelë pa mbarim ajo mes Mauro Icardi dhe Wanda Nara-s, që vazhdon me kthesa të reja dramatike. Tani ata janë zyrtarisht të ndarë dhe në një luftë të hapur, si mediatike ashtu edhe ligjore. Çifti, që dikur ishte i bashkuar për vite, tani shkëmben vazhdimisht sulme në rrjetet sociale, duke hedhur helm mbi historinë e tyre të dashurisë.
Në orët e fundit, për të shtuar më shumë tension në këtë histori tashmë të ndezur, Wanda, pas një udhëtimi romantik në Evropë me partnerin e saj të ri L-Gante, vendosi të publikojë (dhe më pas të fshijë) fragmente të bisedave private mes saj dhe ish-burrit. Nga këto mesazhe del në pah një Mauro i dëshpëruar, i ndarë mes dëshirës për t’u rikthyer pranë saj dhe zemërimit ndaj sjelljes së Wanda Nara-s.
Wanda publikon bisedat me Mauro Icardi
Në bisedat e publikuara, Mauro përpiqet fillimisht për një ribashkim, më pas kalon në ofendime ndaj partnerit aktual të Wandës dhe përdor gjuhë të ashpër edhe kundër ish-burrit të saj, Maxi Lopez.
“Dua të di nëse ka diçka që mund të bëj… Nëse do që të luftoj edhe një herë për familjen tonë, për gjithçka që kemi pasur të bukur. A mund ta rikthejmë jetën tonë? Udhëtimet tona në Afrikë, në Maldive me fëmijët, ato që bënim vetëm ne të dy? A mund ta bëjmë këtë? Kam nevojë për këtë, edhe ti”, shkruan një Icardi i dukshëm i dëshpëruar.
Më pas, ai sulmon ish-gruan: “Humbja e stilit tënd, e familjes tënde, e krenarisë tënde, humbja e gjithçkaje për këtë luftë të pakuptimtë kundër meje, duke u krahasuar me China Suárez, e cila është një vajzë pa vlerë… Sot ke humbur gjithë besueshmërinë, ke humbur çdo hijeshi, ke humbur gjithçka. Si mund të ndëshkosh veten kështu?” Dhe përsëri: “A mund të bashkohemi përfundimisht dhe të ndalojmë këto marrëzi? Apo do të pres derisa i dashuri yt të të lërë… dhe pastaj të vish të më lutesh?”
Ai sulmon gjithashtu Maxi Lopez, i cili së fundmi u fotografua në darkë me Wanda dhe L-Gante: “Është një farsë,” i shkruan ai, duke pretenduar se Lopez në të vërtetë “e urren” dhe “e përdor” atë. Në fund, nuk mungojnë ofendimet e rënda për partnerin aktual të showgirl-it argjentinas, të cilin e quan “i uritur, analfabet, i burgosur”.
Ky është kapitulli i fundit i kësaj historie të turpshme, ku të ashtuquajturat “rroba të palara” nuk janë aspak larë brenda familjes…