“Nuk mendoj se ka 90 minuta në këmbë, por për forcë dhe vendosmëri nuk ka njeri si ai”. Do të mungojë i skualifikuari Giroud te Milano që është i impenjuar sonte në Udine, me synimin për të mbrojtur vendin e katërt nga Roma, një pikë më poshtë. Stefano Pioli, megjithatë, tani që ka gjetur liderin e tij Zlatan Ibrahimovic, dëshiron të vërë bast mbi të. Kështu, sulmuesi suedez, 41 vjeç, pesë muaj e 15 ditë, është gati të kthehet titullar 419 ditë pas dëmtimit. Hera e fundit që ishte në fushë suedezi daton në 23 janar 2022 në Milan-Juventus. Ibra u zëvendësua pas 28 minutave lojë. Që atëherë, pak copëza ndeshjesh dhe një ndalesë e gjatë. Tashmë rikthimi nga minuta e 1′ pasi bëri debutimin sezonal ndaj Atalantës, kur u kthye në fushë pas 280 ditësh.
Por Ibrahimovic, i cili gjithashtu ka rifituar grumbullimin e tij me Suedinë, nuk dëshiron të ndalet me kaq. Në rast të një goli, ai do të bëhej golashënuesi më i vjetër në historinë e Serie A. Ibrahimovic do të kalonte Alessandro Costacurta (41 vjet e 25 ditë në maj 2007), që shënoi golin rekord pikërisht ndaj Udinese.
Milani, pasi njohën kundërshtarin në çerekfinale të Champions, ku do të luajnë derbin italian me Napolin, kthehet të mendojë për kampionatin. Në transfertën e Udines, për të besuarit e Pioli, tre pikët janë të rëndësishme, duke pasur parasysh renditjen e shkurtër në zonën Champions. Pozicionimi në katër më të mirët e kampionatit mbetet një objektiv parësor. Për të jetuar edhe sezonin e ardhshëm të njëjtat emocione që vijnë nga rikthimi në tetë më të mirët e Europës.