Ibrahimovic shëtit rrugëve të Milanos me të dashurën 11 vjet më të vjetër

Zlatan Ibrahimovic dhe partnerja e tij Helena Seger tërhoqën vëmendjen e fotografëve në Milano.


Futbollisti 43-vjeçar dhe 54-vjeçarja suedeze janë fotografuar, duke dalë nga butiku i Giorgio Armanit. Nisur nga fotot, çifti ishte në humor të mirë.

 

Çifti është bashkë që nga viti 2002, kanë dy djem, Maximilianin dhe Vincentin.

“Unë i propozova asaj dhe ajo tha jo. Kjo ishte disa vjet më parë”, tha Ibrahimovic vitin e kaluar në një intervistë me Piers Morganin.

“I thashë: “Pas 20 vjetësh, ti e meriton të martohesh me mua”. Ajo tha se nuk duhet të jetë e martuar me mua që të jetë me mua, ajo është e fortë, shumë e fortë”, shtoi Zlatan.

Helena qëndron larg syrit të publikut, ndërsa dihet se është marrë me modeling dhe më pas ka ndërruar profesion dhe ka nisur biznesin e saj. Ajo u takua me Ibrahimovicin në Malmö në vitin 2002.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top