Ibrahimovic luajti për shumë klube, por një i mbeti merak

Ish-ylli i futbollit, Zlatan Ibrahimovic, ka thënë se Bayern Munichu është skuadra për të cilën ka pasur dëshirë të luajë.

“Të luash për një ekip si Bayerni nuk është gjë e keqe sepse për mua, Bayerni është njëra prej pesë skuadrave më të mira në botë”, ka thënë 43-vjeçari në një intervistë për “Sports Illustrated” të premten.

Ibrahimovici karrierën e mbylli vitin e kaluar te Milani. Ai e ka fituar Ligën e Evropës me Manchester Unitedin dhe Kupën e Botës për Klube me Barcelonën.

Ka fituar kampionate në Holandë, Itali, Spanjë e Francë.

Ka shënuar 62 gola në 122 paraqitje për përfaqësuesen e Suedisë.

“Ata nuk kanë mundur që t’i plotësojnë kërkesat e mia”, ka bërë shaka Ibrahimovic për Bayernin, por më pas ka treguar se asnjëherë nuk e ka pasur një mundësi të tillë.

“Të jem i sinqertë, nuk e kam pasur kurrë mundësinë të lëviz në atë klub. Do të ishte gjë e mirë padyshim, por fati kishte plane tjera për mua”, ka shtuar ish-sulmuesi shtatlartë.

Ibrahimovici karrierën e nisi te Malmo në Suedi, ndërsa ka luajtur edhe tek Ajaxi, Juventusi, Interi, Paris Saint-Germaini e LA Galaxy në SHBA.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top