I nxehti nuk ndalet/ Fundjava me temperatura deri në 35°C

Gjatë kësaj fundjave termometri pritet të shënojë 35 gradë Celsius, ndërsa e njëjta situatë do të vijojë edhe në fillimin e javës tjetër.

“Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ashtu si sot por edhe për fundjavën, përfshirë fillimin e javës së ardhshme moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Por pa përjashtuar vranësirat e pakta-mesatare kalimtare, ndërsa në relievet malore në linje, do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët. Temperaturat do të variojnë nga 33-35 gradë Celsius, përgjatë ultësirës perëndimore. Në relievet malore do të variojnë nga 30-32 gradë Celsius.

Sa i përket vlerave të mëngjesit, në relievet malore do të jenë 10-13 gradë Celsius, ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore 14 deri në 17-18 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 7 m/s, por në ditë të caktuar 14-15 m/s. Temperaturat që po përjetojmë këto ditë janë 1-3 gradë celsius mbi mesataren mujore klimatike”, tha Elvi Jahaj nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top