I kërkuar për sulmin ndaj KFOR-it në protestat e dhunshme, vihet në pranga një serb në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Bistricë një person të dyshuar qytetar serb, për përfshirje në sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, ngjarje që ka ndodhur në maj të vitit 2023 në Zveçan.

Lajmin e ka konfirmuar për RTK zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovë në Veri, Veton Elshani. Ai ka thënë se i dyshuari ishte në kërkim dhe se aktualisht po intervistohet nga hetuesit e krimeve të rënda.

“Sonte rreth orës 19.15 në pikën e kontrollit në Bistricë është ndaluar një person me inicialet L.D. që ishte në kërkim në lidhje me rastin e 29 Majit 2023 ku ishin lënduar 93 zyrtar të KFOR-it. I njëjti është duke u intervistuar në Mitrovicë në Stacionin policor në Jug. Ai po intervistohet nga ana e hetuesve të krimeve të rënda në Prishtinë dhe pas intervistimit do të vendoset për hapat e mëtejme”, ka thënë Elshani.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top