I jepet lamtumira shkrimtarit më të madh shqiptar, Osmani, Kurti dhe Konjufca sot në Tiranë

Ditën e sotme përcillet për në banesën e fundit shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare.

Në ceremoninë e lamtumirës pritet të marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Të pranishëm do të jenë edhe disa ministra e deputetë. Ashtu si Shqipëria edhe Kosova e ka shpallur ditën e sotme ditë zie.

Ceremonia shtetërore e lamtumirës nis në orën 11:30. Ndërsa në orën 12:30 do të bëhet nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top