I ikin luftës, rreth 640,000 palestinezë largohen nga Gaza

Ushtria izraelite vlerëson se rreth 640,000 palestinezë deri më tani janë larguar nga qyteti i Gazës, duke u drejtuar drejt Rripit jugor, raporton Times of Israel.

Besohet se rreth një milion palestinezë kanë banuar në Qytetin e Gazës përpara se IDF të niste ofensivën e saj të re masive kundër Hamasit në qytet. Sipas autoriteteve izraelite, përpara nisjes së ofensivës ushtarake kundër Hamasit, në qytet banonin rreth një milion persona. Izraeli kishte dhënë urdhra evakuimi për civilët, duke i udhëzuar ata të lëviznin drejt një zone humanitare të përcaktuar në jug të Gazës, për të shmangur viktimat civile.

Mediat në Rripin e Gazës raportojnë se tanket izraelite janë të pranishme përgjatë Rrugës Shifa në lagjen Rimal të Qytetit të Gazës, rreth tre kilometra nga qendra.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top