‘I gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë sa i mjerë është’, Kiara thumbon Zhaklinën dhe Arbrin?

Gjatë spektaklit të djeshëm në ‘Big Brother VIP”, Kiara Tito pati një përplasje të fortë me dy opinionistët, ku po justifikonte komentet seksiste dhe veprimet e Luizit  kundrejt vajzave të shtëpisë.


Moderatorja u shpreh se këngëtari aty brenda po bën thjesht lojë, ndërsa Zhaku e ironizoi duke i thënë se ka fikë se mos edhe fejesa e saj mund të jetë në kuadër të lojës.

 

Nga ana tjetër, Arbri  mbylli këtë debat duke thënë  gjithashtu me ironi: “Ke të drejtë. Fjalët e tua nuk bien në tokë”.

 

E duket se pas mbarimi të “Prime”-t, Kiara i ka thumbuar dy opinionistët me një citat të novelistit spanjoll, Carlos Ruiz Zafon.

“Është e çuditshme si i gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë sa i mjerë është përçmimi ynë”, shkruhet në postimin  e bërë në InstaStory.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top