I ftohti siberian prek edhe Shqipërinë, si do luhaten temperaturat

Sipas MeteoAlb, i ftohi siberian ka mbërthyer gadishullin e Ballkanit duke diktuar kushtet e motit edhe në territorin Shqiptar. Për pasojë, kthjellime, vranësira të shpeshta si edhe temperatura ekstremisht të ulëta do të jenë dominante në të gjithë vëndin.

Mesdita dhe orët e pasditesy sjellin herë pas here zhvillim të vranësirave në dy ekstremet veri-jug duke gjeneruar reshje të izoluara dëbore.

Një tjetër parametër problemtik do të jetë era, e cila do të fryjë e ftohtë nga verikindja diuke bërë që i ftohi të ndjeshe edhe me shume. Parashikohet qe edhe gjate nates të mbetemi në të njëtat kushte të ftohta atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -7°C më e ulëta deri në 11°C më e larta në rang territorial.

Era do të fryjë mesatare dhe e forte me shpejtësi 55 km/h nga drejtim Verilindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenrohet dallgëzim 4 – 5 ballë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top