I ftohti ekstrem “pushton” New York-un, 13 persona humbin jetën

Të paktën 13 persona kanë vdekur në New York City nga i ftohti ekstrem. Vendi po përballet me valën e 11-të radhazi të të ftohtit, e cila ka ngrirë rrugët dhe sheshet, ndërsa autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet e tyre dhe të mbrohen nga temperaturat ekstreme.

“Këtë mëngjes, gjashtëmbëdhjetë nga bashkëqytetarët tanë të Nju Jorkut vdiqën ndërsa ishin jashtë gjatë kësaj periudhe të ftohti ekstrem. Në 13 prej këtyre rasteve, gjetjet paraprake tregojnë se hipotermia luajti një rol”, tha kryebashkiaku Zohran Mamdani.

Mediat e huaja shkruajnë se Metropoli verilindor i SHBA-së mund të jetë duke përjetuar aktualisht periudhën më të gjatë të vazhdueshme të temperaturave nën zero në të gjithë historinë e qytetit. Për të adresuar këtë situatë, autoriteti bashkiak mobilizoi një flotë prej 20 automjetesh me personel shëndetësor, si dhe qendra ngrohjeje për raste emergjence.

Sipas statistikave zyrtare, midis viteve 2005 dhe 2021, qyteti i Nju Jorkut regjistroi midis 9 dhe 27 vdekje në vit të lidhura me të ftohtin. Ky numër u rrit në 34 në vitin 2021

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top