I drejtohet Kushtetueses, Berisha kërkon t’i hiqet masa ‘detyrim paraqitje’

Sali Berisha i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese.

Anila Hoxha raporton se Berisha, në datën 20 nëntor, ka dorëzuar një kërkesë në gjykatën kushtetuese, përmes të cilës kërkon shfuqizimin, pra heqjen e masës së detyrimit me paraqitje, që, referuar vendimit të apelit datë 3 janar 2025, po e zbaton prej pothuajse një viti.

Për rrjedhim, Berisha kërkon që kjo masë të shpallet si antikushtetuese dhe, menjëherë pas dorëzimit të kërkesës, Anila Hoxha raporton se është hedhur shorti në Kushtetuese dhe është caktuar si relatore Fjona Papajorgji. Sakaq, në Kushtetuese ka edhe një kërkesë të mëparshme të ish-kryeministrit nën akuzë nga SPAK për korrupsion.

Padia për shpalljen antikushtetuese të caktimit të arrestit shtëpiak, shfuqizuar më vonë, do të shqyrtohet në datën 17 dhjetor, ora dhjetë. Njëkohësisht, gjykata kushtetuese ka nxjerrë datën edhe për kërkesën e Jamarbër Malltezit, dhëndëri i ish-kryeministrit Berisha.

Gazetarja raporton se seanca plenare, siç është njoftuar, do të mbahet më 15 janar 2026. Malltezi rikthehet në Kushtetuese me një kërkesë për shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr. 400, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendimit nr. 172 (87-2024-248), datë 13.09.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe të vendimit nr. 00-2024-2076, datë 17.12.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (njoftuar në datën 24.02.2025).

Këto vendime lidhen me masën e sigurisë ndaj Malltezit, ndaj të cilit u ngritën akuza nga SPAK, ku dhe është aktualisht nën gjykim./ tch

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top