I dorëzohet Biden plani për sulm amerikan ndaj programit bërthamor të Iranit

Sulmi i SHBA’së do të ndodhte nëse diktatura islamiste do të lëvizte përpara drejt armatimit bërthamore para inagurimit të presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Sipas raportit të medias amerikane Axios, presidentit amerikan Joe Biden i janë shpalosur opsionet e mundshme të sulmit të SHBA’së ndaj objekteve bërthamore të Iranit nga këshilltari i tij i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.

Sipas raportit të Axios që iu referohet tre burimeve me njohuri për çështjen sulmi do të ndodhte edhe para inagurimit të presidentit të ardhshëm me 20 janar.

Sipas burimeve të Axios, këshilltarët e Biden, përfshi Sullivan, besojnë se situata e tanishme në Lindjen e Mesme, me dobësimin e aleatëve të Iranit në luftë kundër Izraelit, i jep një arsye bindëse SHBA’së që të godasë tani sa e kanë përparësinë.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë i kanë thënë Axios se Sullivan vetëm se i ka ofruar ide e jo një plan strategjik aktual. Sipas raportit mbledhja ndodhi një muaj më parë ku Biden dhe ekipi i tij diskutuan opsione dhe skenarë të shumtë, pa një vendim të arritur.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top