I biri u bë simbol i protestës, gazetarja: Fëmijët i presim në shtëpi, jo ti kërkojmë në spitale

Gazetarja Brikena Metaj ka reaguar për herë të parë pasi djali i saj u kthye në simbol të rezistencës së protestës, teksa pamjet e përleshjes së tij me gjashtë policë bënë xhirron e botës.

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo shpreh shqetësimi që ka pasur teksa ka parë videot se si djali i saj Klevi mbahej nga një grup policësh teksa një tjetër e dhunonte, dhe më pas tërhiqte zvarrë.

Metaj thotë se ajo si edhe nënat e tjera, fëmijët i presin t’i kthehen në shtëpi dhe jo t’i kërkojë nëpër spitale.

Gazetarja gjithashtu thekson rëndësinë e të protestuarit, duke dënuar njëkohësisht dhunën.

“Sot shkruaj si një nënë që ka parë videot e djalit të vet të gjakosur, i vetëm mes gjashtë policëve, pa pasur mundësi ta ndihmojë dhe t’i gjendet pranë, ndërsa zemra më dridhej.

Si mund ta durojë zemra e nënës skenën ku pesë policë e mbajnë djalin nga krahët, ndërsa tjetri e gjuan me shkop gome në kokë?

Mos godisni policët! Mos shkatërroni pronat që paguhen me taksat tona, me djersën dhe mundin tuaj e të prindërve tuaj! Edhe policët kanë nëna, kanë familje që presin kthimin e tyre në shtëpi.

Mos na i vrisni fëmijët! Asnjë protestë nuk duhet të na kushtojë jetën e tyre. Duam t’i presim të kthehen në shtëpi, jo t’i kërkojmë në spitale.”– shkruan gazetarja.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top