Djali i Fredi Belerit, Petro, është parë në një nga qendrat e votimit në Himarë.
Tragjike e ka konsideruar Petro Beleri, ndjesinë e zgjedhjeve të sotme në Himarë, të cilat zhvillohen pas më shumë se një viti nga arrestimi për korrupsion zgjedhor i Fredi Belerit, ndërsa në mars të këtij viti gjykata e dënoi atë me 2 vjet burg.
I pyetur nga gazetarja e A2 CNN Fjorela Beleshi, se si ndjehet apo nëse ka komunikuar me babain e tij, Petro Belerin përgjigjet:
Gazetarja Beleshi: Si ndjeheni sot si vëzhgues, ndërkohë që në 14 maj ishit fitues?
Petro Beleri: Tragjik!
Gazetarja Beleshi: Keni mundur komunikuar me babain tuaj?
Petro Beleri: Po kam komunikuar.
Gazetarja Beleshi: Çfarë porosish ju ka dhënë për ditën e sotme?
Petro Beleri: Asgjë, asgjë.
Ndërkohë babai i tij ndodhet në burgun e Fierit ku po vuan dënimin me 2 vjet burg për korrupsion aktiv në zgjedhje. Pasi të mbarojë dënimin do të ulet në karrigen e deputetit të Parlamentit Europian pasi u zgjodh me 237 mijë votat e qytetarëve greke në zgjedhjet e 10 qershorit, si përfaqësues i Partisë Demokracia e Re.