I ati zbuloi ëndrrën Real Madrid, Kvaratskhelia driblon: “Ishte pasioni im, por jam i lumtur te Napoli”

Një përgjigje për të atin Badri dhe një mesazh indirekt për Real Madrid dhe Napolin. Khvicha Kvaratskhelia nuk ka ngatërresa në mendjen e tij për momentin. E pavarësisht momentit të vështirë për të kaltrit, që vijnë nga ndryshimi në pankinë mes teknikëve Garcia dhe Mazzarri, gjeorgjiani nuk dëshiron shpërqendrime. “Mund të konfirmoj se Real Madrid ishte një pasion i imi gjatë fëmijërisë – komentoi Kvaratskhelia në lidhje me fjalët e babait të tij për ëndrrën e tij për të luajtur me Merengues-. Por ju siguroj se tani jam 100% i fokusuar te Napoli”.

 

Pas ndeshjes në Bernabeu, e humbur 4-2 nga Napoli, babai i gjeorgjianit zbuloi dëshirën e pretenduar – si një ëndërr fëmijësh – e numrit 77 të Napolit për të luajtur për Real Madrid. Fjalë që i kishin bërë tifozët e të kaltërve të shqetësoheshin e mbi të cilat vetë Kvaratskhelia dribloi me sukses: “Po bëj çmos për të ndihmuar ekipin sepse kemi ndeshje të rëndësishme përpara. Jam i fokusuar te Napoli dhe mbi të gjitha jam shumë i lumtur që luaj këtu”.

Lexo më tej: Video/ Bellingham fantastik, poker i Real ndaj Napolit: Arsenal bën 6, Inter shkon nga 3-0 në 3-3

Për të ardhmen, megjithatë, Kvaratskhelia mbeti gjithnjë e më shumë evaziv, duke lënë të hapur çdo mundësi: “Ka shumë skuadra të shkëlqyera në të cilat do të doja të luaja. Por lumturia është këtu te Napoli”, përfundoi ai për Geo Team.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top