Një 38-vjeçar është ndaluar nga autoritetet në Kaliforni pasi u gjet pranë fushës së golfit në pronësi të presidentit amerikan Donald Trump në Rancho Palos Verdes, para një aktiviteti për mbledhje fondesh.
Sipas autoriteteve, Jeanine John Taele u pa duke lëvizur nëpër zonën e golfit duke fotografuar dhe regjistruar pamje, ndërsa dyshohej se po vëzhgonte masat e sigurisë.
Gjatë kontrollit, policia i gjeti armë dhe municione të ndaluara. Në automjetin e tij u sekuestrua një pistoletë e mbushur, ndërsa ndaj tij janë ngritur akuza për posedim të armës së fshehur dhe mbajtje të municioneve të paligjshme, raporton BBC.
Arrestimi ndodhi pasi agjentë federalë njoftuan autoritetet lokale për një person të dyshimtë pranë objektit, ku presidenti Trump pritej të merrte pjesë në një darkë të organizuar nga Partia Republikane.