I akuzuar për korrupsion dhe terrorizëm, arrestohet kryebashkiaku i Stambollit

Policia turke ka arrestuar ditën e sotme kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu, një rival kryesor i presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Dyshohet se Imamoglu është arrestuar si pjesë e një hetimi për lidhjet e dyshuara për korrupsion dhe terrorizëm.

Sipas mediave vendase prokurorët lëshuan gjithashtu urdhër për 100 persona të tjerë. Autoritetet mbyllën disa rrugë rreth Stambollit dhe ndaluan demonstratat në qytet për katër ditë në një përpjekje të dukshme për të parandaluar protestat pas arrestimit.

Imamoglu postoi një video në rrjete sociale pas arrestimit ndërsa e ka cilësuar këtë të fundit si “Një goditje ndaj vullnetit të kombit”. Sipas Prokurorisë, ndaj İmamoglu dhe personave të tjerë për të cilët është lëshuar urdhër arrest rëndojnë akuza si të tilla si “organizatë kriminale, zhvatje, ryshfet, mashtrim, manipulim tenderash dhe ndihma e organizatës terroriste PKK/KCK.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top