Humbje oksigjeni e gjendje të fikti: avioni i Gambias rrezikon rënien në fluturimin për Kupën e Afrikës

Një fillim i trazuar i Kupës së Kombeve të Afrikës për kombëtaren e Gambias. Çarteri i vogël që transportonte lojtarët nga kryeqyteti Banjul në Bregun e Fildishtë, ku do të zhvillohet turneu, u detyrua të bënte një ulje emergjente vetëm 9 minuta pas ngritjes. Avioni humbi kuotë dhe në kabinë pati humbje oksigjeni. Shumë prej lojtarëve pësuan probleme me frymëmarrjen dhe u ra të fikët, por fatmirësisht situata e rrezikshme u qetësua sapo avioni u ul.

TEKNIKU SAINFTIET: “MUND TË VDISNIM TË GJITHË”

Trajneri Tom Sainftiet foli për këtë çështje me tone mjaft të ashpra: “Ne të gjithë mund të kishim vdekur – ishin fjalët e tij për Nieuësblad -. Ne ramë shpejt në gjumë pas ngritjes, përfshirë edhe mua. Më kaloi jeta para syve. Vërtet. Pas nëntë minutash piloti vendosi të kthehej sepse nuk kishte më oksigjen. Disa lojtarë nuk u zgjuan derisa zbritëm. Për pak u helmuam nga monoksidi i karbonit. Edhe gjysmë ore fluturim dhe të gjithë do të kishim vdekur. Pasojat mund të kishin qenë shumë më të rënda. Ne jemi mirënjohës që jemi të gjithë të sigurt”.

 

JANKO: “E PAPRANUESHME AJO QË NDODHI”

Në rrjetet sociale e ngriti zërin edhe një nga lojtarët më përfaqësues të kombëtares së Gambias, Saidy Janko i Young Boys: “Pasi udhëtuam për 32 orë në total nga Arabia Saudite në Gambia me ndalesa të gjata në Stamboll dhe Kazablanca, sot duhet të fluturonim nga Gambia në Bregun e Fildishtë për Kupën e Afrikës – tha ai me një video në Instagram -. Sapo hipëm në avionin e vogël të marrë me qira për të na transportuar, vumë re nxehtësinë e pamasë që na bëri të djersitemi. Ekuipazhi na siguroi se kondicioneri do të aktivizohej sapo të ngriheshim. Nxehtësia çnjerëzore e kombinuar me mungesën e oksigjenit la shumë njerëz me dhimbje koke të forta dhe marramendje ekstreme. Për më tepër, shumë filluam të binim në gjumë të thellë brenda disa minutave pas ngritjes.

Gjatë fluturimit, situata u përkeqësua, duke e lënë pilotin pa zgjidhje tjetër veçse të niste një ulje emergjente në aeroportin Banjul, vetëm nëntë minuta pas ngritjes. Nëse nuk do të ishte për këtë, pasojat mund të ishin shumë më të këqija! Duke ditur se çfarë mund të kishte ndodhur nëse do të kishim qenë të ekspozuar ndaj asaj situate më gjatë… Ne jemi mirënjohës që të gjithë janë të sigurt, por kjo është një situatë që duhet adresuar. Kjo është e papranueshme dhe duhet të ndalet me efekt të menjëhershëm”.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top