Humbje edhe në Spezia, lojtarët e Milan e Pioli japin llogari te ultrasit: “Na nxitën të japim maksimumin”

 

“Ata na nxitën dhe na stimuluan për të dhënë të gjithë maksimumin”, tregoi Stefano Pioli përballjen me tifozët. Tekniku i Milan, së bashku me lojtarët, shkuan poshtë sektorit ultras për të dhënë llogari te tifozët kuqezinj. Në fund të ndeshjes me Spezia, të humbur 2-0, skuadra shkoi poshtë sektorit mik ku pati një përballje me tifozët për rreth dy minuta. Një nga drejtuesit e Curva Sud i kërkoi Calabria dhe shokëve të tij të skuadrës një reagim për derbin e së martës kundër Inter. Ndërkohë që skuadra kthehej, më pas, në dhomat e zhveshjes, nga tribuna dëgjoheshin thirrjet “Duam 11 luanë” dhe “Forca lufto, do të fitosh”.

Tekniku i Milan më pas është ndalur të komentojë edhe keqardhjen për mos mbërritjen në formën më të mirë në këtë moment vendimtar të sezonit. “Katër ditë para ndeshjes së parë luajtëm një nga ndeshjet më të mira kundër Lazio – tha Pioli -. Pastaj 20 minutat e para të derbit ndryshuan gjërat për ne. E dimë se duhet të luajmë një ndeshje të ngjashme me pjesën e dytë.”

Situata e dëmtimeve në skuadër, ku Leao mban në ankth Milan, në kohë kur Bennacer është e sigurtë që do të mungojë. “Sot qendruan në shtëpi ata që nuk mund të luanin. Por gjithësesi ata mund të janë gati të martën dhe ne po bëjmë gjithçka për t’i rikthyer. Edhe ndryshimet e sotme ishin në atë drejtim. Nëse e grumbulloj Leao, a do të luajë titullar? Po, mendoj kështu”.

https://twitter.com/i/status/1657472027039608832

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top