“Humbëm për fajin e arbitrit”: De Laurentiis i tërbuar, thërret në çështje FIGC e AIA

Heshtja e Napolit pas ndeshjes, ku vetëm Meluso u dërgua para mikrofonëve për të komentuar atë që ndodhi me Inter, bëri bujë. Ishte De Laurentiis ai që zgjodhi të mos e linte teknikun Mazzarri të fliste. Presidenti napolitan ishte i tërbuar me gabimet e supozuara të arbitrit Massa. Gabime në rastin e golit të parë të Inter (faull i Lautaro ndaj Lobotkës) pa harruar penalltinë e munguar të dhënë për pengimin e Osimhen në zonë.

Il Mattino shkruan se asnjë sqarim nuk erdhi nga arbitri i seksionit të Imperias, i rrethuar në tunel nga lojtarët dhe drejtuesit e Napolit. Në këtë pikë De Laurentiis u detyrua të thërriste personalisht drejtuesit e Federatës së Futbollit dhe AIA-s për të protestuar. Drejtimi i ndeshjes në Maradona konsiderohet katastrofik nga klubi kampion i Italisë. Në tunel në fund të ndeshjes pati edhe fjalë të forta, protesta të furishme dhe thirrje kundër arbitrit. Frika është se tani përvec dëmit mund të vijë edhe befasia me skualifikime të rënda. Gjithçka do të varet nga raportet e delegatëve të FIGC.

 

“Ne nuk përfshihemi në teori konspirative, nuk përfshihemi në teori konspirative. Por humbëm për shkak të arbitrit. Na vjen keq për tifozët”. Këto ishin fjalët që De Laurentiis i ka artikuluar drejtorit sportiv Meluso përpara se ta dërgonte të fliste për shtypin. Një lloj përmbledhje e mesazhit që drejtuesi duhet t’i përcillte mjedisit dhe tifozëve. Napoli ndihet shumë i dëmtuar: Pacifici dhe Rocchi, përkatësisht president dhe dizenjator i AIA-s, e dinë këtë. Mbetet për t’u kuptuar se cilat do të jenë reagimet konkrete të të dyve, edhe pse një pezullim i arbitrit Massa duket i vështirë.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top