Një 43-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnje. Viktima, Ernis Xhumari, po udhëtonte me një automjet tip “Benz” kur ka humbur kontrollin e mjetit, pranë rrethrrotullimit të Plastmasit. Makina është përplasur fillimisht me bordurën e rrethrrotullimit, më pas me një shtyllë ndriçimi, duke përfunduar dhjetëra metra larg vendit të goditjes.
Si pasojë e përplasjes së fortë, 43-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.